Rritet në treg çmimi i miellit, shtrenjtohet edhe buka me 10%! Qytetarët: 20 lekë më shumë! Përpunuesit: S’ka grurë nga jashtë

7 Shtator 2021, 15:38

Çmimi i bukës në nëpër furra është rritur me 10 deri në 20 lekë nga java e kaluar. Shkak për këtë është bërë shtrenjtimi i miellit, si pasojë e mungesës së grurit që importojnë nga jashtë. Përpunuesit e miellit paralajmërojnë se shumë shpejt do të rritet edhe çmimi i makaronave.