Rritet numri i 15-vjeçarëve që përdorin hashash! Toksikologu në Fier: Adoleshentët në spital me axhitime

17 Mars, 15:52

Përdorimi i drogërave bimore është një fenomen shqetësues në Fier. Mjeku toksikolog Lulzim Banushi thotë se në spitalin e Fierit paraqiten shpesh adoleshentë me axhitim psiko-motor. Mjeku jep disa këshilla për prindërit, pasi nga hashashi fëmijët kalojnë tek drogërat e forta, ku pasojat janë më të rënda.