Rritet numri i aksidenteve në gusht, 7.3% më shumë se një vit më parë! E hëna shënoi më shumë përplasje, e diela më pak

19 Shtator 2023, 14:19

Përpos temperaturave të larta, gjatë muajit gusht të këtij viti u rritën edhe aksidentet. INSTAT raporton për 7.3% më shumë aksidente vetëm në gusht kryesisht nga shoferë të moshave 35-44 vjeç. Instituti përcakton se dita e hënë shënon më shumë aksident dhe orari më kritik është 19.00 me 24.00.