Rritet paga për punonjësit e OSHEE-së, elektricistëve u shkon 70 mijë lekë! Drejtori: Rritje edhe për vjetërsinë në punë

6 Nëntor 2023, 16:40

Të gjithë punonjësit e OSHEE do të përfitojnë rritje të konsiderueshme page, por rritja më e madhe është bërë për elektricistët e terrenit. Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë tha se për herë të parë, do të aplikohet edhe shtesa sipas vjetërsisë në punë.