Rritet prodhimi prej reshjeve, KESH shet 57 mijë MWh energji! Për vitin 2023 shitjet arrijnë 5.1 milionë euro

6 Dhjetor 2023, 15:24

Reshjet e fundit kanë përmirësuar situatën në kaskadën e Drinit duke i mundësuar KESH-it eksportimin e energjisë. Në ankandin e fundit është shitur 57 mijë megavat energji me vlerë 5.6 milionë euro. Ndërsa përgjatë gjithë vitit shitjet në total arrijnë në 5.1 milionë euro, kundrejt importit që arrin në 60.5 milionë euro, ose 8 fish më pak se një vit më parë.