Rritja e çmimeve, 45% e buxhetit të familjeve shpenzohet për ushqime, eksperti: Shifër shqetësuese, shumë më e lartë se në BE! Të përcaktohet minimumi jetik

25 Shtator 2021, 15:22

45% e buxhetit të familjeve në vend shkon vetëm për përballimin e shpenzimeve për ushqime, pije alkoolike dhe duhan, sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2020. Kjo shifër për ekspertin e ekonomisë Klodian Muço është shqetësuese sepse lidhet me varfërinë, dhe është shumë më e lartë se në BE.

“Mjafton që të marrim këtë tregues dhe ta krahasojmë me vendet e BE, dhe ata e kanë sa 1/3 e Shqipërisë, që do të thotë se në vendet e tjera diskutohet për shpenzime për produkte që rrisin në mënyrë të ndjeshme mirëqenien, ndërsa tek ne pjesa dërrmuese e buxhetit familjar shkon për ushqime”, pohon eksperti i ekonomisë Klodian Muço.