Rritja e çmimeve, ekonomisti Alban Zusi: Bëhet nga shtete të fuqishme, qeveria s'ka në dorë t'i ndalojë! Duhet të zëvendësohen produktet e importit me prodhim vendas

6 Tetor 2021, 19:14 | Përditesimi: 6 Tetor 2021, 19:14

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi thotë se politika e rritjes së çmimeve po diktohet nga shtete të fuqishme ekonomike në botë dhe nga operatorët e mëdhenj global. Eksperti i ekonomisë, i ftuar në Report Tv tha se qeveria shqiptare nuk ka në dorë që të mos lejojë rritjen e çmimeve, por duhet të fillojë që nga java e ardhshme që të fillojë zbatimin e paketës që ka parashikuar për frenimin e krizës ekonomike.

 

KT/Shqiptarja.com