Rritja e çmimeve rrezikon shlyerjen e kredive nga qytetarët! Mikrofinanca: Interesat janë të larta për shkak të rreziqeve që marrim përsipër

13 Maj 2022, 16:19

Institucionet jo banka thonë me çmimet e shtrenjtuara është rritur rreziku që qytetarët të mos shlyejnë dot kreditë e marra, 85% e të cilave janë pa kolateral. Nëse inflacioni vijon, situata mund të përkeqësohet edhe më tej. Interesi për banorët e zonave rurale arrin deri në 148% kur kredia është e vogël, por mikrofinancat justifikohen me rreziqet që marrin përsipër. Shoqata e Mikrofinancës si financuese kryesore e bujqësisë, kërkon nga qeveria garanci sovrane.