Rritja e çmimeve, studentët peticion: Qeveria t'i japë bonus 10 mijë lekë çdo studenti! Nëse s'merret parasysh, përshkallëzojmë veprimet tona

14 Maj 2022, 21:24

Rritja e ndjeshme e çmimeve u ka vështirësuar jetesën edhe studentëve, të cilët e kanë të pamundur të përballojnë kostot e produkteve bazë. Lëvizja për Universitetin ka nisur firmosjen e një peticioni, duke i kërkuar qeverisë që çdo studenti t'i akordohet një bonus prej 10000 lekësh.