Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë për rritjen e çmimeve me të cilat po përballet vendi.
"Po përgatit rritjen e mëtejshme të çmimit të energjisë ndërsa tashmë të gjitha çmimet janë rritur ndjeshëm. Vërtetë bot apo përballet tani, por Shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në Rajon dhe Europë të çmimit të karburanteve. Shqiptarët e dinë mirë e kanë parë sesi në momente më të vështir atë këtyre viteve, kjo qeveri i ka braktisur. Shqiptarët e kanë parë si fondet e rindërtimit u dhanë për të marrë në këmbim votën. Shqiptarët kanë vuajtur nën kurriz braktisjen gjatë pandemisë. Me këtë qeverisje që fatkeqësitë e njerëzve i kthen në gosti milionash për ortakët e tij, detyra jonë është të ushtrojmë presionin e duhur që askush të mos braktiset. Prioritet është heqja e taksës Rama prej 240 lekë për litër karburanti. Ulja e TVSH nga 20% në 6% për ushqimet. Faturimi me çmime edhe sasi reale të oligarkëve që favorizohen, subvencionim i çmimit të energjisë për qytetarët. Ristrukturim të buxhetit për t'u përballur me një krizë që nuk ndalet me propagandë e fjalime. Vetëm këmbëngulja jonë i pamundëson këtij kryeministri të përdorë fatkeqësitë tuaja për t'u pasuruar vetë bashkë me miqtë e tyre", tha Basha.


















