Rritja e çmimit të naftës, Bozdo: Shqipëria s’ka asnjë gramë rezervë, e blejmë më shtrenjtë se rajoni! Të ulen taksat

9 Prill, 12:04 | Përditesimi: 9 Prill, 12:04

Deputeti i PD Eno Bozdo në prezantimin e projektligjit “Për mekanizmin e reagimit të krizave të furnizimit dhe çmimit të lëndëve djegëse’”, për tu futur në punimet e kalendarit, tha se Shqipëria duhet të bëjë ndërhyrje ligjore për uljen e taksave që rëndojnë sot në çmimin e naftës. Bozdo tha se Shqipëria sot nuk ka asnjë rezervë dhe se qytetarët sot blejnë naftën më shtrenjtë se gjithë vendet e rajonit, krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë.

 

I.M/Shqiptarja.com