Rritja e pagave në shtet e privat, si ndikon inflacioni? Në 2024 të ardhurat për frymë arrijnë 876.6 mijë lekë

26 Nëntor 2023, 19:58

Inflacioni mbetet sfida kryesore edhe për vitin që vjen, për shkak të impaktit që jep tek mirëqenia e qytetarëve. Edhe pse për vitin 2024 pritet që të ardhurat për frymë të rriten me 46.8 mijë lekë, inflacioni i lartë mund t’i zhvlerësojë ato. Sipas përllogaritjeve gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti paga mesatare në sektorin privat u rrit më pak se inflacioni.