Rritja e pagave, Rama: Fryt i përpjekjeve dhe punës sonë të përbashkët

28 Prill 2023, 13:16

Kryeministri Rama ka publikuar një foto në rrjete sociale për të risjellë edhe njëherë në vëmendje ambicien e qeverisë për të rritur pagat mesatare. Rama shkruan se shifra 900 euro, është fryt i përpjekjeve të mëdha të qeverisë dhe qytetarëve që kontribuojnë për ekonominë vendase me punën e vetë.