Rritja e tarifave dentare? Debate te Komisionii Shëndetësisë

31 Janar 2019, 10:26

Ishte parashikuar që në Komisionin e Shëndetësisë këtë të mërkurë të diskutohej çështja e dyfishimit të çmimeve për shërbimet dentare por ky diskutim u kthye në një debat nga deputetët e opozitës.

Shkak u bë mungesa në Komision e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila kishte dërguar në vend të saj zv. ministren Mira Rakacolli. Për opozitën kjo është një mungesë serioziteti.

"Unë nuk e kuptoj dhe pësëri i bashkohem shqetësimit të kolegëve , se çfarë mund të jetë më e rënësishme për  Ministrinë dhe Ministren e Shëndetësisë në axhendën e saj , sesa paraqitja në Komisionit Parlamentar të  Shëndetësisë.  Për më tepër për njëçështje delicate , për një shkelje të rëndë të ligjit.

Bardh Spahia, deputeti i PD-së

Debati më pas u zhvendos mes kryetarit të Komisionit Petrit Vasili dhe deputetes së Partisë Socialiste Klotilda Ferhati. Sipas deputetes së PS, përgjegjësia mbetet e Kryetarit të Komisionit që lajmëroi vetëm dy ditë para, duke mos mundësuar ndryshimin e axhendës së ministres Manastirliu.

Klotilda FerhatiNë qoftë se ju donit takishit me patjetër të keni  ministren, nuk duhet ta vendosni ju datën dy ditë para dhe duhet t’ia kërkonit komisionit.  Dhe  keni qenë këtu qenë këtu kur edhe anatërtë e komisonit na kanë kësilluar që duhet të komunikojmë për gjithçka për të arrituar atë që duam.

Vasili: E vendos Komisioni orarin.