Rritje e numrit të turistëve në Tiranë, Veliaj për Report Tv: Turizmi në kryeqytet është kthyer në një industri të jashtëzakonshme

1 Mars 2023, 14:34 | Përditesimi i fundit: 2023-03-01 14:34:19

Turizmi në Tiranë po njeh ditët më të mira, pasi në bazë të shifrave mbi 4 milionë turistë vizituan vitin e shkuar kryeqytetin. Për Report Tv, kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, tha se rritja e turistëve ka ardhur falë investimeve në 8 vitet e fundit dhe qasjes për të pasur një qytet të pastër, mikpritës dhe me kushtet e nevojshme të hotelerisë.