Rrjedhje gazi në një banesë në Vlorë, zjarrfikësit ndërhyjnë në kohë për shuarjen e flakëve! Shpëton familja

3 Shtator 2023, 12:24

Një bombol gazi ka rrezikuar jetën e një familje në një banesë në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Rrjedhja e gazit ka shkaktuar përfshirjen e disa orendive shtëpiake nga flakët, të cilat janë shuar falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse.