Rrjetet sociale, sociologu thirrje prindërve: Mbani telefonin larg fëmijëve deri në këtë moshë!

24 Shkurt, 18:33

Së fundmi në Shqipëri ka pasur një shqetësim të rritur lidhur me pasojat që po shkakton përdorimi i shpeshë i rrjeteve sociale nga adoleshentët apo të miturit. Lidhur me një zhvillim të tillë, sociologu Gëzim Tushe në një lidhje skype për Report Tv bëri thirrje që prindërit të kontrollojnë më shumë fëmijët e tyre dhe të mos i lënë të përdorin internetin e rrjetet sociale që në moshë të hershme. Tushe theksoi rëndësinë e rritjes së komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve.