Gjatë një takimi me përfaqësues të Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe të Universitetit të Michiganit, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa batuta. Kreu i qeverisë, ironizoi fjalimin e rektorit të UBT-së, duke i hequr paralelizëm me fjalimet që bëheshin në kohën e komunizmit në Shqipëri përballë sekretarit të partsë. Kjo pasi rektori Fatbardh Sallaku, vlerësoi kreun qeverisë për strehimin e refugjatëve afganë, ndërsa nuk i kurseu as lavdërimet.
“Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori ju garantojmë zonja ambasadore. Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë. Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptare”, u shpreh Rama.
Yuri Kim: Jam e sigurt që përkthimi nuk ishte në rregull.
Edi Rama: Do pushohet përkthyesi tani.