‘Rruga e Elbasanit' rrezik për këmbësorët dhe shoferët! S’ka mbikalim, mbi 200 banorë të zonës kalojnë mbi trafikndarëse: Jemi në mëshirë të fatit

24 Dhjetor 2023, 18:33

“Rruga e Elbasanit”, aksi i cili lidh rrethrrotullimin e Fakultetit të Ekonomikut me atë të Saukut është kthyer në rrezik për këmbësorët banorë të zonës, por edhe për shoferët. Mungesa e një mbikalimi i detyron qytetarët të kalojnë çdo ditë trafikndarësen që nuk pengon këmbësorët, duke rrezikuar jetën.