Rruga e re Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH-së, kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING e bashkisë Kolonjë

19 Shkurt, 12:35

Pas shembjes së një pjese të aksit rrugor Ersekë - Korçë ditën e djeshme, avokati Esmerald Xhafa, ka ngritur një kallëzim penal në SPAK ndaj  ARRSH, Bashkinë e Kolonjës si dhe kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING, që po kryejnë punimet në rrugë, për veprat penale: "Shpërdorimi i detyrës", "Falsifikim i dokumentave" dhe "Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike"