Rruga në mes të Seulit çahet më dysh, gropa përpin të gjallë motoristin 30-vjeçar! Shikoni se si shpëton shoferi i veturës

25 Mars, 16:20

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Seul të Koresë së Jugut. Toka ku kalonte një rrugë e re e asfaltuar është çarë dhe ka përpirë të gjallë një motoçiklist.

Për pasojë i riu rreth moshës 30 vjeç raportohet se ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Gangdong të kryeqytetit të Koresë së Jugut ditën e djeshme (24 mars).

Para tij nga pamjet dallohet se ndodhej një veturë, që gjithashtu u prek nga ky dëmtim, por pa pasoja serioze, pasi arriti të kalonte në sekondën e fundit.