Rruga pa trotuar, gjyshi me nipin ecin mes makinave: Një makinë më përplasi gruan këtu

5 Maj 2022, 09:03 | Përditesimi i fundit: 2022-05-05 09:29:53

Fëmijët e Rinasit, detyrohen të përshkojnë një rrugë pa trotuar prej 200 m për të shkuar në Rinas. Gjatë vëzhgimit të Report Tv, Fatmir Farruka bashkë me nipin e tij detyrohen që të ecin në mes të rrugës, ndërsa ai rrëfen se një makinë në atë rrugë i ka përplasur edhe gruan.

‘Ka qenë rrugë dytësore. Unë po vij nga shtëpia dhe për të çuar fëmijën në shkollë. Këtu vijnë makinat me 130 km/h. Nuk ka trotuar. Më ka ndodhur edhe me gruan. Më ka përplasur gruan këtu ma ka hedhur jashtë rruge. Rruga është e ngushtë.’- u shpreh ai.

‘Jam 8 vjeç. Jo nuk kam shkuar në shkollë, dua të protestoj që të hapet rruga. Dal edhe unë.’- tha 8-vjeçari.

    No videos found.