'Rruga përpara për marrëdhënien SHBA-Shqipëri', Yuri Kim analizon situatën në vend: Është koha që udhëheqësit të ndërmarrin veprime të guximshme

4 Gusht 2021, 15:29

Në editorialin e saj për zhvillimet që kanë ndodhur në Shqipëri, kryesisht këtë vit, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim thotë se SHBA do një aleat të mirë dhe jo një aleat më probleme, si një kusht për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë përmes investimeve

Ky ishte mesazh i drejtpërdrejtë i diplomates amerikane më 30 korrik, ku Lulzim Bashës i thuhej hapur se SHBA nuk e do Sali Berishën në parlament, deklaratë e cila shkaktoi debate dhe ngriti opinione në ndryshme në mesin e politikanëve dhe analistëve. Pesë ditë më vonë ambasadorja amerikane Yuri Kim, në fund të turit të saj nëpër Shqipëri, në një analize për situatën në vend, ridërgon mesazhin. Kësaj here edhe për Edi Ramën