Rruga Shkodër-Hani i Hotit, njollë e zezë aksidentesh! Aksi jashtë vëmendjes së ARRSH, mungon sinjalistika, ndriçimi dhe mbikalimet

21 Prill 2023, 15:58

Rruga nacionale Shkodër – Hani i Hotit, është një nga njollat e zeza të aksidenteve në qarkun Shkodër. Report Tv kreu një vëzhgim në këtë segment ku shihet qartë mungesa e sinjalistikës dhe e mbikalimeve për banorët që kanë shtëpitë në dy anët e rrugës.

Të udhëtosh në mbrëmje është një mision i vështirë, pasi ka një mungesë të theksuar të ndriçimit në rrugë çka është bërë shkaktari kryesor i aksidenteve me vdekje në rrugën nacionale Shkodër – Hani i Hotit, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.