Rrugët ende me baltë në Dervishaj të Memaliajt, banorët në protestë: Bashkia na ka lënë në harresë

20 Qershor 2023, 17:06 | Përditesimi i fundit: 2023-06-20 17:07:22

Të mbetur si në mesjetë banorët e fshatit Dervishaj, Bashkia Memaliaj janë ngritur në protestë për mungesën e investimeve në infrastrukturën rrugore. Teksa e quajnë tallje investimin në rrugën e fshatit gjatë periudhës së fushatës, banorët ankohen se edhe pse i kanë adresuar problematikat e tyre, pushteti vendor prej vitesh i ka lënë në harresë.