Rubrika ‘Ciceron’/ Ngjarjet e kulturës që mund të ndiqni sot

15 Nëntor 2022, 11:00

Shfaqja "Mbyllja e dashurisë" ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar këtë të martë në orën 19.00, aktorët Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami.Rikthehet në Teatrin Eksperimental këtë të martë e të mërkurë në orën XXX shfaqja "Aventurat e maceve të egra" me regji të Elona Hysit e producente Klea Hutan.

Autoriteti i Dosjeve prezanton sot në orën 11.00 pranë garnizonit "Skënderbej" librin e Jozef Radit,  "Njeriu përballë përbindëshit". Një botim me dosje e dokumente që i dedikohet viktimës së regjimit komunist, Musa Sinës, të internuar në Porto Palermo. 

Nënshkruhet sot në orën 10.00 në  Ministri të Kulturës, marrëveshja e përbashkët me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Brendshme " Për ruajtjen e përkohshme të objekteve të trashëgimisë së sekuestruara".

Shfaqet sot në orën 19.00 në Pallatin e Kongreseve dokumentari "Historia e Emirateve" në kuadër të Javëve Kulturore.

Banda Tradicionale e Emirateve zhvendoset në Sheshin e Flamurit dhe Lungomare në Vlorë ku mban një koncert sot në orën 12.00.