Rudi Vata dërgon Kombëtaren në Euro 24, ish-kapiteni për Report TV: Jasir Asani është ndjerë i diskriminuar, Sylvinho ka sjellë optimizëm

11 Tetor 2023, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2023-10-11 15:15:38

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër kundër Çekisë në "Air Albania", sfidë kjo e vlefshme për grupin E të Euro 2024 dhe që merr jetë në 20:45. Kuqezinjtë mbajnë vendin e parë në grup me 10 pikë, teksa Çekia me një ndeshje më pak ka tetë pikë për vendin e dytë dhe vjen si e pamposhtur.