Rudina Hajdari kërkon të replikojë me Ballukun, Hysi i ndërpret fjalën: Mëso rregulloren

9 Korrik 2020, 13:39

Në seancën e sotme plenare, Vasilika Hysi i ndërpreu fjalën Rudina Hajdarit duke mos e lejuar që të replikojë nga foltorja e Kuvendit me ministren Balluku që i përmendi emrin teksa po fliste për rrugën Milot-Fier. Hajdari e kërkoi fjalën për procedurë, dhe tentoi që t'i përgjigjej Ballukut, por Hysi i ndërpreu fjalën duke mos lejuar replikën.

Debati
Rudina Hajdari: Kam një përgjigje për zonjën Balluku, e cila erdhi këtu dhe kishte marrë një zell të jashtëzakonshëm për të

Vasilika Hysi: Por kjo është replikë, nuk është procedurë, ju lutem nëse e keni për procedurë, për procedurë

Rudina Hajdari:  Vetëm një përgjigje për zonjën Balluku

Vasilika Hysi:  Ju lutem, ne duhet të jemi model për të respektuar rregulloren. Nëse e keni procedurë ju e dini rregullin, nëse e keni replikë thirreni zonjën Balluku bën i një seancë dëgjimore

Rudina Hajdari:  Dy minuta, se e kisha kohën për replikë se më përmendi emrin, më lejoni dy minuta se më përmendi emrin dhe nuk isha në sallë.

Vasilika Hysi:  Ndërpritjani fjalën të mësoheni të mësojmë rregulloren