Hapet tenderi për rrugën Milot-Fier, Balluku: Për ata që s'duan të paguajnë do të ketë rrugë alternative (VIDEO)

TIRANE-Hapet tenderi i rrugës Milot-Fier, e cilësuar nga qeveria si projekti më madhor, por që do të ndërtohet me lekët e privatit. Afati kohor për dorëzimin e ofertave është deri me 28 shtator 2020. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 vjet. Gjatësia e rrugës është 115 kilometra, nga të cilat 53 kilometra rrugë e re dhe 62 të tjerat gjatësi që do të rehabilitohen. Kostoja llogaritet rreth 1.2 miliardë euro. Rruga do të jetë me pagesë, teksa për të gjithë gjatësinë e saj prej 115 kilometrash tarifa tarifa shkon afro 8.6 euro. Gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Shqipërisë, ministrja Balluku sqaroi se për ata që nuk duan të paguajnë apo nuk kanë mundësi do të ketë rrugë alternative pa pagesë, që do të ndërtohet nga kompania që do të fitojë garën.

"Kjo autostradë do të kushtojë 7.5 euro për 100 km (pra tarifa e udhëtimit), asnjë lekë më shumë. Autostradat me pagesë janë autostrada europiane të shpejtësisë. Ne përveç rrugëve europiane, ndryshe nga ju do të bëjmë rrugët dytësore të detyruara. Është detyrim i cdo garuesi që të ofertojë për rrugët dytësore që do i bëjë në këtë koston e përgjithshme. Sepse çdo qytetar do të ketë të zgjedhë rrugën me pagesë me shpejtësi nga 90-130 km, ose rrugën pa pagesë një superstradë të mirëfilltë me parametra europianë" tha Balluku.

Ministrja Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit, iu përgjigj akuzave të opozitës për projektin. "Javën e fundit, 7 ditë të tëra kam dëgjuar me shumë vëmendje vrerin e hedhur në media për projektin më të madh, të korridorit blu, Milot-Fier, kam pritur 7 ditë për të ardhur në këtë foltore. Unë i përgjigjem Murrizit, Rudina Hajdarit dhe të tjerëve këtu, jo atyre që nuk i zë gjumi natën, pra nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësave të qametit. Do ta nis nga e para.

E kam ndaluar unë hedhjen e dokumenteve në APP, sepse pak minuta pas lancimit të këtij projekti ju u turrët për të vjedhë zift. U kërkova ekspertëve të ndalonin, kërkova mirëkuptimin e kryeministrit dhe dëgjuam me vëmendje deklaratat tuaja dhe morëm dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtetë, apo ndonjë numër që na paska shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë. Hill International, Dellotite, këta janë ekspertët tanë që po punojnë për ne, po kush janë ekspertët e qametit që thonë se projekti është i fryrë?

Kjo rrugë kushton 1 miliard e 188 milionë euro, do të vijë nga investitori privat përmes një gare ndërkombëtare për të ardhur me investimin më të madh dhe çmimin pagesën e rrugës më të ulët. Ua thashë përgjigjen edhe pse ju nuk meritoni asnjë përgjigje. Kush jeni ju që abuzoni me çmimet, gjithcka në këtë republikë duhet ta zgjidhim në gjykatë? 17.5 euro udhëtimi? Kush jeni ju që e nxirrni këtë çmim? Sa ka kushtuar një km në Rrugën e Kombit, 13 mln euro. Kontrata nga e lidhura është mbyllur me 65% të vlerës në shkelje" tha ajo.

Në fund Balluku kishte edhe një këshillë për opozitën. "Nuk arrij të kuptoj si nuk arrini të punoni për programin tuaj? Do të dalim të garojmë? Nxorët një taksë të sheshtë ua hodhi Ilir Beqja me një të rënë të lapsit. Ju jeni të paditur, disave nuk u plotësua ndonjë tekë për marrjen në punë të gruas...Por kur të kaloni në atë rrugë do të thoni e paskan qarë.  Ju që kishit ministrinë e Transportit për 12 vite. Edi Rama e ka pasur vetëm 3 vite, nuk janë bërë akoma në shtator do të bëhen" përfundoi Balluku.

Por Partia Demokratike akuzon se vjedhja është 1.2 miliardë euro me koncesionin Milot-Fier. Dorian Teliti, drejtor i kabinetit të kryetarit të PD-së, tha se kostoja është 20 milionë euro për kilometër për rrugë dhe autostrada ekzistuese. Ai u shpreh se çdo automjet që kalon në këtë rrugë, do të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje, duke e bërë këtë një rrugë të florinjtë.

"Ndodhem sot pranë rrethrrotullimit të Thumanës për t’u treguar qytetarëve se qeveria po planifikon një vjedhje të tmerrshme me një koncesion të ri.  Qeveria ka lajmëruar se do të ndërtojë me koncesion rrugën Milot-Fier, pjesë e të cilës është dhe ky segment. Në pamje të parë, duket se kostoja shkon 10 milionë euro për kilometër, por, si ky, janë 62 kilometra nga 115 që parashikohet të jetë e gjithë rruga. Kjo bën që kostoja reale e 1 kilometri të jetë deri në 20 milionë euro. Kjo është një vjedhje skandaloze dhe e papranueshme.

Këtu rruga ekziston në formën e saj më të mirë, që prej vitit 2013, megjithëse qeveria nuk e mirëmbajti asnjëherë, siç nuk ka mirëmbajtur rrugë të tjera që i gjeti gati në çdo cep të vendit. Partia Demokratike nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës, pasi ne kemi investuar më shumë se çdo qeveri tjetër që shqiptarët të lidhen me rrugë moderne dhe të shpejta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. 7 vjet më parë ne siguruam fonde nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një rrugë të ngjashme, ndërtimin e bypass-it të Fierit me një kosto prej 1.8 milionë euro për kilometër. Ndërsa qeveria në ikje kërkon ta tenderojë rruigën me 20 milionë euro kilometri.

Kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje. Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë shumëfishuar kostot për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve.  Çdo automjet që kalon në këtë rrugë, do të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje, duke e bërë këtë një rrugë të florinjtë. Në vend të heshtjes, Edi Rama dhe Belinda balluku duhet të flasin dhe t’u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë euro?

Pse nuk kanë shpallur akoma tenderin, siç premtuan 1 javë më parë? Nuk kanë letrat gati? U kanë shkuar keq llogaritë? Në fakt, do t’u shkojnë edhe më keq, nëse i shkojnë deri në fund këtij projekti korruptiv. Kush ka ndërmend të bëhet bashkëpunëtor me Edi Ramën në këtë vendim antikombëtar, që vjedh qytetarët në mënyrë skandaloze, ka akoma kohë të tërhiqet. Partia Demokratike e ka bërë të qartë: Ne nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion" tha Teliti.

Njoftimi i plote i Ministrise se Energjise dhe Infrastruktures
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me konçesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen, rehabilitimin dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë – Kashar – Luzi i Vogël – Fier.

Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese (procedurë e hapur) sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në këtë dokument.

Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35 (tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi e saj. Kjo Kontrate hyn ne fuqi pas nënshkrimit nga palët dhe pas botimit te Vendimit te Keshillit te Ministrave te miratimit te saj ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise.

Autoriteti kontraktues sqaron se ky informacion në këtë seksion ka vetëm karakter informues. Për cdo informacion zyrtar, lutem drejtohuni në Sistemin e Prokurimeve Elektronike, në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik www.app.gov.al në profilin e procedurës konkuruese me numër Reference: REF-64779-07-08-2020

Afati kohor për dorëzimin e ofertave
28/09/2020
12:00 CET
Dokumentet e garës konkuruese Milot-Fier

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kamza: 10/07/2020 08:00

    Kjo me mire te nderhye ne uren e Tapizes sa nuk eshte shembur nje ure e vjeter qe lidh veriun dhe Kosoven pastaj te vazhdoje me enderrat e saj

    Përgjigju
  • Xsi: 10/07/2020 07:58

    Kjo ben gafa me shifrat nuk e ka idene

    Përgjigju
  • Thank you: 09/07/2020 17:49

    Rrofte Rilindja qe rindertuan Shqiperine me spitale,shkolla,rruge,etj. Nga te shkaterruara qe ishin.

    Përgjigju
  • Qytetar: 09/07/2020 16:36

    o komentues zonja Balluku po thote qe do behet me ne fund nje rruge e madhe . Nuk ka ku te shkoje me mire. A nuk jemi ne qe kemi vite qe shajme qeverine nga qe bllokohemi me ore te tera ne trafik dhe nga qe rruget jane pa pik standarti. Do zoti e merr ndonje kompani me emer ne bote

    Përgjigju
  • Frida: 09/07/2020 14:36

    O mafioz,fillojeni rrugen nga kufiri jo nga Fieri.Nuk kuptoj pse nuk ndahet Shqiperia edhe "de jure" meqe "de facto" e keni ndare ne dy shtete,Shqiperia e Veriut dhe Shqiperia e Jugut.Plera,mafioz,racista

    Përgjigju
  • robi: 09/07/2020 14:21

    Shume shpejt do dale me deklarate duke hedhur helm kobre mbi kete veper te madhe nga neperka tabakhonje e pd leshelis.

    Përgjigju
  • Agush: 09/07/2020 14:06

    Rrofte hajdutlliku! Rrofshin qelbesirat! Poshte populli i ndershem e fukara!

    Përgjigju
  • Edi: 09/07/2020 14:04

    Cfare te vjedh tjeter...

    Përgjigju
  • Ilo: 09/07/2020 14:02

    Kck ne veprim...!!????

    Përgjigju
  • O lopë...: 09/07/2020 13:40

    Si Milot - Fier ?! Ku do behet pagesa ?! Po nga lezha ne tirane apo nga miloti ne kruje apo laç, Si i bie me pagu njesoj autostraden si per 10 km si per 300 Km

    Përgjigju
  • Ilir: 09/07/2020 13:09

    KCK ne veprim...! O burra te vjedhim cfare te mundemi sa jemi akoma ne pushtet...! O Edi kjo nuk ishte degjuar deri tani...!? 1,2 miliarde euro hajdutllik...!

    Përgjigju
  • redi: 09/07/2020 13:01

    Zonja Balluku, jeni pjestare e qeverise te zgjedhur nga shumica e shqiptareve, dhe keni per detyre, te jepni shpjegime teknike per koston e ndertimit te kesaj autostrade .Nuk eshte e hijshme ,qe ta fokusoni pergjigjen vetem tek opozita parlamentare dhe jashte parlamentare.Populli ka te drejten kushtetuese per transparence qe mos te v7ajme korrupsionin me ndertimet korruptive te se kaluares. Me te drejte ju thoni se kosto e rruges se kombit ka kaluar kufijte llogjike te ndertimit, dhe e verteta eshte se kane dale 230 milion dollar mbi koston reale ,jane vjedhur me fakte .Pra thjesht beni trasparence ,se populli nuk kundershton asnje projekt tuajin, por vetem koston shume te larte te ndertimit

    Përgjigju
  • Pjeter: 09/07/2020 12:53

    Telitiiii,mos ha shume paçe e pilaf,te ntrashet qafa dhe koka,e te zvogelohet truri.

    Përgjigju
  • Vari.teneqen: 09/07/2020 12:51

    U bë Euro si liretta italiane...me 20. Milion eur/km do kishim punesuar 26666 punëtore që me dhëmbë e ndertonin ate km rrugë (llogaria është bërë me pagesë 750 eur/person/muaj)

    Përgjigju
  • Pjeter: 09/07/2020 12:49

    Keta te PD-se,ja dine radhen mire si vidhen qindra milion euro,shif rrugen e kombit!

    Përgjigju
  • WiFi: 09/07/2020 12:35

    Te bie poshte çdo gje qe thua e dashur ministre. Mjafton te te permend faktin qe ti rri me super llumra si puna abrise dhe perfundimi dihet. Shume turp per ps do e beni edhe deputet. Skandal

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar