Rusët ‘të lodhur’ nga lufta, momenti kur ngrenë flamurin e bardhë mbi tanke, shtrihen me fytyrë në tokë dhe dorëzohen

5 Tetor 2022, 22:14

Përparimi ukrainas në frontet në Ukrainën lindore dhe jugore i gjen njësitë ruse të rraskapitura. Së fundmi është publikuar një video, ku shihet momenti se si rusët dorëzohen përballë ukrainasve. Në pamje duket teksa rusët që janë brenda një automjeti të blinduar ngrenë një flamur të bardhë. Ata dalin nga automjeti dhe shtrihen me fytyrë përtokë .

Menjëherë ukrainasit, të cilët janë vigjilentë dhe të gatshëm për të reaguar nëse është e nevojshme, i kontrollojnë fizikisht dhe i arrestojnë gjatë marrjes në dorëzim të mjetit. Një numër i madh automjetesh ushtarake ruse, nga tanket e deri te kamionët , por edhe municione të të gjitha llojeve kanë rënë në duart e forcave ukrainase.