Sa kushton dezinfektimi i nje shtepie?/ Proza qe pushtoi boten per gripin e ri

9 Prill 2020, 19:50 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 20:27:17

Disa këshilla praktike që vijnë nga një prej të shumtave kompani të dezifenktimit në Tiranë, na rekomandojmë mënyrën sesi duhet të veprojmë me ambjentet që kërkojmë të dezinfektojmë. Mimoza Lupi menaxhere e një kompanie pastrimi, gjatë një lidhje në skype në emisionin Repolitix thotë se ambjentet duhet të kërkojnë një pastrim gjeneral tre herë në vit, ndërsa kostoja e të gjithë shërbimit shkon nga 1800-2500 lekë të vjetra për metër katror. Ajo thotë se kërkesat më të mëdha në këtë kohë koronavirusi janë për dezifektimin e zyrave. ---------------------------- Leximi online flet perkthyesja: Proza poetikë per koronavirusin qe Don Gjergj Meta me kerkoi ta perktheja Një ide origjinale nga përkthyesja Aida Baro gozhdon përpara kompjuterit fëmijë, por edhe të rritur në një kohë kur të gjithë gjenjne forma të ndryshme argëtimi gjatë izolimit në shtëpi. Një praktikë e veçantë leximi online për të argëtuar fëmijët në këto 28 ditë karantinë. Në një lidhje skype për Repolitix përkthyesja Baro flet për një eksperiencë të vecantë që ndan me publikun e vogël virual. Baro flet edhe për përkthimin më të fundit që i është kërkuar ti bëjë poemës për koronavirusin, poeme e cila ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale duke u bërë shumë virale edhe në Itali.