Sahit Dollapi tender 190 mijë USD pa konkurrencë, i ‘buzëqesh fati’ pas humbjes së PD-së dhe dorëheqjes si Sekretar Organizativ! Kontrata edhe me Fatos Tushen e Lushnjës

21 Korrik 2021, 20:21

Sahit Dollapit merr një tender për zhbllokim pusetash një muaj pasi dha dorëheqjen si Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike. Kompania e Dollapit nga 14 tendera të fituar, 13 i ka marrë duke qenë e vetme në garë dhe një sërish ku janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç kompanisë së ish-drejtorit të Berishës sot i besuar i Lulzim Bashës.