Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka shkuar me bukë misri dhe me kos në sallën e Parlamentit sot, një simbolikë kjo e zgjedhur prej tij për të kërkuar rritjen e pensioneve. Jashtë Parlamentit, Korreshi tha se mamaja e tij, e cila e ka pensionin 110 mijë Lekë të vjetra, 42 mijë Lekë të vjetra i përdor për ilaçe në muaj dhe 63 mijë Lekë të tjera për të blerë bukë misri dhe kos