Saimir Sulës iu mor zemra në një spital në Spanjë, të afërmit e tij protestë para ministrisë së Drejtësisë

23 Maj 2023, 19:53

Të afërmit e të riut shqiptar Saimir Sula, trupi i të cilit erdhi në Shqipëri pa organin e zemrës pasi humbi jetën në një spital në Spanjë, po protestojnë këtë të martë përpara Ministrisë së Drejtësisë. Prej këtij institucioni, protesta do të vijojë më pas në formë marshimi drejt kryeministrisë.