Sali Berisha ‘dështon’ për të dytën herë, mbledh vetëm një grusht militantësh në protestën përpara kryeministrisë

24 Nëntor, 18:24 | Përditesimi: 24 Nëntor, 18:28

Siç është lajmëruar, për çdo të hënë, Partia Demokratike zhvillon një tubim përpara godinës së kryeministrisë.

I pari organizim u zhvillua javën e kaluar dhe për të dytën herë radhazi, Sali Berisha dështon të grumbullojë qytetarë. Nga pamjet me dron të Report Tv, deri më tani, ashtu si dhe herën e kaluar, prezenca e qytetarëve është shumë e vogël.

Kjo protestë sipas demokratëve, është imitimi i parlamentit, ku kanë akses të gjithë deputetët, të cilëve sipas tyre iu është hequr e drejta e fjalës në parlament, si dhe hapësira e qytetarëve.

r.k./Shqiptarja.com