Salianji kërkon të mbahet seanca me kryetaren e SHISH me dyer të hapura, godet tavolinën me grusht! Naço: Ke hall se më frikëson mua

19 Qershor 2023, 12:54

Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të seanca në Komisionin e Sigurisë me kryetaren e SHISH Vlora Hyseni të mbahet me dyer të hapura. Por seanca u vendos që të mbahet me dyer të mbyllura.

Në lidhje me këtë vendim, Salianji theksoi se kërkon që të japë mendimin e tij, por kjo nuk u lejua nga kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço.

Ky reagim i Naços, solli edhe indinjimin e Salianjit, i cili goditi me grushte tavolinën. Naço iu përgjigj duke i thënë se nuk frikësohet nga ky veprim.