Salianji, më i kërkuar se Berisha në Google! Eksperti Semanaj për Report TV: Trendi do vijojë në rritje, mesazhi i tij ka shkuar te qytetarët

5 Dhjetor, 13:50 | Përditesimi: 5 Dhjetor, 14:15

Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, i cili publikoi të dhënat e Google Trends që tregonin se Ervin Salianji ishte bërë figura e parë brenda PD që ishte kërkuar më shumë në motorin e kërkimit sesa Sali Berisha.

Në një intervistë për Report Tv, ai theksoi se ky trend rritës ka qenë që prej muajit të kaluar, por kulmoi në ditët e fundit, pas lëvizjeve që ndërmori ish deputeti brenda partisë duke nisur një Foltore me demokratët. Sipas tij, këto të dhëna janë të pamanipulueshme dhe në shumë fushata i marrin si referencë për të kuptuar qasjen e qytetarëve. 

A.A/Shqiptarja.com