Salianji mesazh Nokës dhe Berishës: Keni 13 vite që Rama u dërrmon në zgjedhje

10 Janar, 18:45 | Përditesimi: 10 Janar, 18:45

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kësaj radhe u ndal në një takim me demokratët e Korçës, nga ky i çoi një mesazh lidershipit të PD-së të cilët e kanë akuzuar se po zhvillon takime për interesa personale. Salianji i kujtoi Sali Berishës dhe Flamur Nokës se prej 13 vitesh Rama i ka dërrmuar në çdo palë zgjedhje.

 

E.H/Shqiptarja.com