Salianji: Meta 70% me qeverinë, shumë shpejt zgjedhje, të vjetrit ikën se s'ka ofiqe në PD

1 Maj 2020, 19:41 | Përditesimi i fundit: 2020-05-01 20:27:19

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv u shpreh se pavarësisht asaj që flitet në media në raportet mes kreut të shtetit dhe Presidentit, Ilir Meta, sipas tij në mbi 70% të vendimeve të tij ka qenë pranë qeverisë.

Sjelljen e Presidentit në kohën e pandemisë në raport me qeverinë ai e cilësoi si një lëshim nga Ilir Meta për të mos hapur një debat tjetër. I pyetur mbi kritikat e aleatëve pse opozita nuk kanë qenë më agresive ndaj qeverisë, Salianji tha se shumë shpejt do të kemi zgjedhje dhe se po vjen koha e llogaridhënies për Edi Ramën.

Thirrjes së aleatit nga Partia Republikane sot nga Report Tv për rikthimin e  'xhaketave të vjetra', ai i përgjigjet duke thënë se janë ata që u larguan se nuk ka ofiqe si në qeveri dhe se nuk i largoi e djathta. 

Deklaratën e kryeministrit Edi Rama në datë 3 prill se qeveria po studion mundësinë e lejimit të prodhimit të kanabisit për arsye mjekësore, Salianji e shikon si sinjal të tij për trafikantët që të nisin kultivimin.

    No videos found.