Mediu për Report Tv: Duhet organizim brenda opozitës, të afrohen figurat që kanë shkruar historinë...nuk përjashtojmë mundësinë e protestave

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu vë theksin në një organizim brenda vetë opozitës,  duke kthyer kokën pas në figura historike që i kanë dhënë shumë "të djathtës politike", por të prirur për të qenë më të hapur me figura të reja. Në një intervistë për Report Tv, Mediu shprehet se kur flet për organizim opozitar e ka fjalën për rikthimin e figurave të vjetra që kanë shkruar historinë, përfshirë këtu edhe ata që kanë pasur qëndrime ndryshe dhe si shembull suksesi u referohet viteve 2001-2005.

"Formimi i partive politike është një gjë normale, janë 150 do bëhen 151, ne kemi një vobektësi në ndarjen e qëllimeve politike, por kemi një shumicë të partie politike. Dallimet mes partive janë shumë të vogla, por po të shikojmë numrin e partive të mesme janë shumë të mëdha. E rëndësishme që të vendosen rregulla të reja, por duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor që çdo parti të marrë ato vota të vërteta. më intereson më shumë, që opozita shqiptare ka detyrim për t'iu rikthyer të gjithë historikut politik që nga themelimi, ndoshta më shpesh, familjet e persekutuar, e njerëzve që kanë qeverisur këtë vend, historitë të suksesshme duhet vlerësuar, këshilltarë,  kryetar komunash, këshilltarë, kandidatë për deputet, arsenal politik dhe njerëzor që duhet kapitalizuar nga të gjitha për të shkuar më tej më shumë se një bashkim partish. E gjithë kjo pjesë intelektuale duhet ta ndjejë që lëvizjet e reja të politikës, përfshin edhe ata. Duhet një riorganizim opozitar  dhe shoqëror. Dhe njerëz që kanë pasur qëndrime ndryshe, është koha për t'i bashkuar dhe historia e poltikës ka provuar 2001-2005 që opozita krijojnë marrëdhënie të drejta me njerëzit dhe vetëvetës kur i rikthehet historikut të saj dhe është i hapur me pjesën intelektuale", tha Mediu.

Për Mediun, kjo periudhë ka shërbyer si një reflektim brenda opozitës për përcaktimin e prioriteteve, dhe këtu nuk ka përjashtuar as protestat, megjithatë në një plan të dytë.

"Një gamë marrëdhëniesh që nuk kanë të bëjnë vetëm në opozitën, reflektim i opozitës për prioritete. Opozita të përcaktojë qartësisht se cilat janë rrugët për zgjedhje të ndershme, është koha për një angazhim marrëdhënie të brendshme. Mënyra e veprimit opozitar, kërkon një konsult dhe një vendimmarrje të përbashkët, duke përcaktuar qartësisht se kush do të jetë veprimi politik, duhet një organizim opozitar. Asnjë gjë nuk është e përjashtuar, njerëzit ngrihen në protestë,kur nuk funksionon shteti, kur ka varfëri në këtë pikëpamje dhe organizimi i një protestë duhet, por nuk duhet rregullojmë diçka për të prishur disa tjetër në aspektin shëndetësor të njerëzve", u shpreh ai.

Ndalur në  zhvillime të tjera, Mediu tha se ndalja e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore është e qëllimshme. Ai ka bërë edhe ironi, duke thënë se për aq kohë sa është mbledhur Këshilli i Sigurisë Kombëtarë online, kur nuk ishte mbledhur prej vitesh, është tregues shumë i thjeshtë se mazhoranca ka dashur që të gjithë vëmendjen ta kalojë te COVID-19 dhe dëshirën për të kontrolluar të gjitha pushtet. 

"Pezullimi i komisionit të Reformës Zgjedhore, kishte një mijë mënyra për të vazhduar online, pse të mos funksionojë kështu, kur funksionin Këshilli që është mbledhur 3 kur, kur 7 vitet e fundit nuk është mbledhur asnjëherë. Nëse parlamenti po bën teatër, pse komisioni nuk po bën një punët vlefshme për shqiptarë. Mungesa e dëshirës së mazhorancë, ka një prapaskenë që është kufizimi i të drejtave të njeriu dhe autoriteti në duart e një personi, nuk mund të tolerojë që të kthehet", shtoi kreu i PR-së në një intervistë për Report TV.

Mediu nuk ka preferuar që të shkojë përtej të padukshmesh sa i përket marrëdhënies Rama-Meta. Ai ka vlerësuar punën e Metës si president, kështu e ka vlerësuar edhe dekretimin e ndryshimeve në Kodin penal.

"Meta ka bërë punën e Presidentit në këtë situatë të vështirë, nuk ka shpikur asgjë as qeveria dhe as presidenti, mbledhja e Këshillit, cështja që ka ndgrut diskutim është miratimi i Kodit Penal, nuk mendoj se pas cdo veprimi ka një prapaskenë, të gjithë duhet të bëjnë punën për pozicioni që ka. presidenti duhet të jetë i pavarur", tha Mediu.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerdeci: 02/05/2020 09:18

    Kur del nga familje llumi, llum je e do mbetesh, ti je per faturino treni e jo ish deputet.

    Përgjigju
  • Eli: 01/05/2020 15:32

    Ik bej shuren o vrases i gerdecit bure pa ko.. hajdut

    Përgjigju
    • Me mire: 01/05/2020 19:00

      Ti bejm mu** in ne koke ketij

  • populli: 01/05/2020 15:18

    Mos ka ardhur koha me gjet disa kollarexhi tjere.. Boll na e futen te njejtet..

    Përgjigju
  • Itali: 01/05/2020 14:59

    Burgaxhiu i italise Mehdihoxha flet per organizimin e opozites ???? Turp per opoziten

    Përgjigju
  • Gerdeci: 01/05/2020 14:32

    Shkerdhate burre

    Përgjigju
  • Cubi: 01/05/2020 14:27

    Ky te ha m***** . Ky ska faj te bej sa duash gam gam se vrau 26 vet ne nje dit dhe sju fut gjemb ne kemb. Kur do te clirohet shqiperia qe te biem qetesi. Mos ti shohim me fytyra te degjeneruara qe ana shqiten nga 30 vjet.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 01/05/2020 13:44

    Shko mor mutsihane tu shofte rraca o rrace mu....i

    Përgjigju
  • Ujku i Cerriku: 01/05/2020 13:40

    O Fatmie Medinhoxha o vrases o trafikant a nuk mer brsqe e me na i rrujt se asht ba leshi gjate?

    Përgjigju
  • ERP: 01/05/2020 13:39

    Te afrohen figura qe kane bere historine?!! Ata qe kane bere historine kane vdekur shekuj me pare. Ju jeni pjesa derrmuese per ne burg duke filluar nga ty. Pjesa tjeter duhet te zhduket nga politika

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 01/05/2020 13:31

    Kriminel

    Përgjigju
  • uzi: 01/05/2020 13:25

    FATMUTI

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 01/05/2020 12:33

    O mediu i daj sabriu, ik,behu burre vetem nje here, se na paske lene edhe qimet pa prer,ik per te mos u kthyer kurre,jep nje argument se ke gjak arberor qe te mbahesh mend se bere nje gjest qe i shkon shqiptarise,ik edhe te dashnorja ne Amerike e harxho sa ke vjedhur,vetem ik se do te harrohesh ne menyren me te dhimbeshme nese te ka mbetur pak,shume pak karakter human.IK!

    Përgjigju
  • Faiku: 01/05/2020 12:14

    Akoma seshte ne burg ky kerma?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha