‘Salla me standarde, 25-35 studentë në auditore’, tender 3.4 mln € për kampusin e universitetit të Tiranës

5 Janar 2022, 16:51

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me vlerë 3.4 milionë euro për të bërë studimin dhe projektin për rindërtimin e Kampusit Universiteti të Tiranës, si dhe Universitetit të Arteve dhe Akademisë së Policisë. Synimi është që godinat të jenë me standarde të BE-së si dhe të ulet në 25 numri i studentëve në auditore.