Samiti i 6 dhjetorit/ Nga sot ndalohet qarkullimi në zonën e perimetrit të sigurisë rreth 'Air Albania'! TIA: Paraqituni në Rinas 4 orë para fluturimit! Akset që do bllokohen (HARTA)

5 Dhjetor 2022, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2022-12-05 21:38:49

Prej ditës së sotme do të nisë bllokimi i pjesshëm i akseve rrugore në kuadër të masave të sigurisë që do merren për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Bllokimi do të nisë në akset kryesore Rinasit-Kashar, autostrada Tiranë-Durrës, ish-Sheshi Shqiponja, Unaza e Madhe, Kopshti Botanik, rrethrrotullimi i Saukut, rrethrrotullimi te ‘Varrezat e Dëshmorëve’ deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.