Samiti i Berlinit/Merkel: Bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit, i nevojshëm për integrimin! Rama me kritika para liderëve të BE: Po shuani flakën e shpresës, po na ndërlikoni rrugëtimin tonë

5 Korrik 2021, 20:27 | Përditesimi: 5 Korrik 2021, 20:27

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, morën pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e të ashtuquajturit 'Procesi i Berlinit'

Kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër dhe me kritika të drejtpërdrejta në lidhje me liderët e e BE gjatë Samitit të Berlinit ku tha nacionalizmat e vendeve të tyre po vështirësojnë shumë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Teksa theksoi se duhet ecur para me integrimin, Rama tha se nuk duhet rrezikuar që Ballkani Perëndimor të kthehet në karikaturë e BE apo në viktimë e vetos së një prej vendeve të tyre.

KT/Shqiptarja.com