Samiti i Diasporës, Rama-kryebashkiakëve: Jepni kontributin tuaj për këtë proces, mbani të informuar dhe integruar komunitetet që jetojnë jashtë vendit

17 Janar, 14:44 | Përditesimi: 17 Janar, 14:44

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që kryebashkiakët të japin kontributin e tyre për Samitin e Diasporës, që do të organizohet në pranverë.

Në takimin në Golem, Rama tha se bashkitë duhet t'i mbajnë të integruar dhe informuar komunitetet që jetojnë jashtë vendit.

I.M/Shqiptarja.com