OHËR- Ditën e sotme do të zhvillohet samiti i Ohrit i cili ka mbledhur bashkë liderët e Ballkanit, kryeministrin Edi Rama, homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Në Samit pritet të diskutohet krijimi i mini shengenit ballkanit, mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.
Në orën 12:00 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes tyre. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në takim. Ai tha se Kosova nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e saj.
Në takim do të marrin pjesë përveç tre liderëve edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliç.
Rama: Kosova u vetëpërjashtua nga Samiti pa asnjë arsye.
" uk është ky momenti për ta shpjeguar këtë por së pari në kujtesën time jemi ulur dhe kemi dakordësuar për gjithçka që shkruhet e zeza mbi të bardhë në këtë nismë, në Sofje. Londër, Poznan Trieste, Durrës, Shkup. Mesa kujtoj nuk më rezulton se Serbia dhe Bosnja e ksihin njohur Kosovën por kjo nuk i ka penguar liderët e saj të marrin pjesë dhe të flasin në emër të Kosovës. Së dyti në kujtesën time u desh një kohë jo e shkurtër që Kosova të pranohej në tavolinë nga Serbia dhe Bosnja sepse asnjëra nga dy palët nuk kishte pranuar. Pjesëmarrja e Kosovës nuk është vënë kurrë në diskutim. Nuk e gjej do interesin nga rikthimi viteve me vetëpërjashtim. Bashkëpunim rajonal dhe jetësimi i 4 lirieve të BE në bashkëpunim me vendet e rajonit nuk do të thotë se Shqiperia ka ndërruar qëndrim ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës por moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye për vetpërjashtim të prapritur apo që Shqipëria dhe Kosova të mos mbrojnë intessat që kalojën përmes gjithëpërfshirjes", tha Rama.