Samiti i Ohrit për mini-shengenin/ Zaev pret Ramën dhe Vuçiç! Thaçi refuzon: Vizioni ynë është vetëm BE dhe NATO

MAQEDONI-Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur pasditen e sotme në Ohër ku janë pritur nga Zoran Zaev.

Report Tv sjell fotot e takimit trepalësh mes Zaev- Vuçiç dhe Ramës. Mbrëmjen e stome, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiç do të jenë të pranishëm në darkën e shtruar me këtë rast nga Presidenti Pendarovski. 

Në takim do të marrin pjesë përveç tre liderëve edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnja e Hercegovinës, Denis Zvizdiç dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliç. Kosova nuk merr pjesë në samit. Ka qenë vetë presidenti Thaçi që ka treguar se e ka refuzuar ftesë dhe për këtë ka listuar tre arsye.

‘Si President i Republikes së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese. Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur. Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta’, ka shkruar presidenti kosovar", shkruan Thaçi.

Takimi Zaev-Rama-Vuçiç

Nesër do të mbahet Samiti, ku do të diskutohet për forcimin e marrëdhënieve në rajon dhe mini-shengenin Ballkanik.  "Në Ohër nisin sot takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal dhe nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor  partnerët europianë të nismave rajonale" shkruan Rama.

Pas takimit do të vijojë sesion plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, midis të cilave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për bashkëpunim, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane.  Samiti nesër do të pasohet nga konferenca për shtyp në orën 12.00.

Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja po ndjek zhvillimet e samitit në Ohër. Në lidhje me takimin janë ndërmarrë masat për forcimin e sigurisë në Ohër, ndërsa Report Tv sjell pamjet nga qyteti që është i blinduar nga policia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karpushini: 10/11/2019 01:11

    Mbrapa ketyre eshte Putini.

    Përgjigju
  • WTF: 09/11/2019 23:28

    “Homologu Shqiptar”? Pse ju cfare jeni Serbe?

    Përgjigju
  • Baca: 09/11/2019 20:02

    Qente le te lehin,,karvani te eci perpara.

    Përgjigju
  • Niku: 09/11/2019 18:25

    Karabush.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë ushqimore në vend