Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, zbardhet axhenda, nga takimet me liderët botërorë te inaugurimi i Kolegjit Evropian dhe Piramidës

10 Tetor 2023, 12:58 | Përditesimi i fundit: 2023-10-10 16:33:02

Të hënën e 16 tetorit, Tirana do të presë mysafirët Perëndimorë në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Për 24 orë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.