Sapo doli nga burgu për plagosje! Shënjestra i shpëton atentatit në Vlorë, plagoset me kunatin, xhaxhai: Breshëri dhe ulërima, e pashë autorin

18 Janar 2020, 20:06

VLORE-Dy persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në lagjen 'Bashkimi' në qytetin bregdetar si pasojë e një atentati me kallashnikov, ndërsa pista e parë ku po hetohet është hakmarrja. Të plagosurit janë Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç, që kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu për një plagosje në vitin 2018 dhe kunati i tij, Ronald Çepaj 27 vjeç.

36-vjeçari ishte ulur në një kafe së bashku me kunatin e tij, ndërsa autori e kishte monitoruar duke e ndjekur me kujdes dhe në momentin që ra errësira, ka kaluar përpara lokalit duke ulur xhamin, ndërsa lëshoi breshërinë e kallashnikovit drejt tavolinës.

Nga atentati u plagosën vetëm Nikollaq Çepaj (Taullaraj) dhe kunati i tij. Në atë moment, pra rreth orës 18:20 minuta kur ndodhi ngjarja në lokal ndodheshin edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk u plagosën. Xhaxhai i Ronald Çepajt tregoi se e pati të gjithë ngjarjen dhe autorin që uli xhamin e makinës dhe qëlloi.

E ndërsa autori u largua me shpejtësi me një makinë tip 'Benz', dy të plagosurit u transportuan në spital, teksa njëri ndodhet në gjendje më të rëndë për jetën si pasojë e plagëve nga plumbat që mori. Pista e parë që po hetohet lidhet me hakmarrjen kundër Nikollaq Çepajt, që ka ndryshuar mbiemrin, pasi më parë e ka pasur Taullaraj. Në qershor të 2018 ai u arrestua për plagosjen e Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen 'Pavarësia'.

Një nga të plagosurit në Vlorë mbrëmjen e sotme që dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit është Nikollaq Çepaj (Taullaraj). Ai sapo kishte dalë nga burgu, vetëm tre ditë më parë, pasi në 8 qershor të vitit 2018 u arrestua për plagosjen me armë zjarri të Eraldo Lazajt brenda një lokali në lagjen 'Pavarësia'. Por pas daljes nga burgu, iu bë atentat dhe tashmë ndodhet i plagosur në spital. Pista e parë që po hetohet është hakmarrja.

  • Policia e Vlorës njofton se të plagosur nga ngjarja në Vlorë janë Ronald Çepaj 27 vjeç dhe Nikolllaq Çepaj 36 vjeç. Nikollaqi Çepaj është martuar me motrën e Ronaldit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:22 minuta në lagjen "Bashkimi" në një lokal, ndërsa sipas policisë shkak ka qenë një konflikt i çastit.

    Autorët, sipas policisë dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe. Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe  arrestimin e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili bazuar te dhënat nga banorët e zonës, që ishin në atë moment në vendin e ngjarjes, por edhe dëshmitë e klientëve që ishin në lokal shprehet se autori nga rruga kryesore ka hyrë 30 metra në rrugicën ku ndodhej lokali. Shënjestra ishte monitoruar me kujdes dhe duke e ditur me siguri që ndodhej në lokal, autori ka ulur xhamin e makinës duke qëlluar me breshëri në drejtim të tavolinës që ishte ulur 36-vjeçari që kishte tre ditë që kishte dalë nga burgu dhe një i ri, Roland Çepa, që është kunati i tij. Të dy kanë mbetur të plagosur nga atentati, ndërsa dyshohet se shënjestër ka qenë 36-vjeçari i sapo dalë nga burgu. E gjithë ngjarja sipas dëshmitarëve ka ndodhur në rreth 30 sekonda.

  • Xhaxhai i njërit prej të plagosurve në Vlorë rrëfen se pa autorin që qëlloi me breshëri kallashnikovi nga makina drejt lokalit. Xhaxhai i 28-vjeçarit Roland Çepa, thotë se personi i dytë që mbeti i plagosur (Nikolllaq Çepaj) kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.

    "Ishim atje duke pirë kafe, dëgjova brrrr (breshëria), mendova se ishin fishekzjarrë, më pas dëgjova ulërima. Ishte breshëri. Qëlloi nga brenda makinës pa ndaluar. Sa e ndaloi një çikë, e pashë atje, ia dha më pas babapat (breshëri). Rolandin e kam djalë vëllai, është 28 vjeç.

    Nikua (personi tjetër) tre ditë kishte që kishte dalë nga burgu" tha ai.

    Zbulohet identiteti i njërit prej të plagosurve në Vlorë. Ai është Roland Çepaj, ndërsa është transportuar në spital me plagë në trupa pas të shtënave me armë në lokal. Shqiptarja.com sjell pamjet nga lokali ku ndodhi ngjarja në Vlorë pasditen e sotme.

  •