Sarandë, bizneset në kërkim të punëtorëve për sezonin turistik! Sipërmarrësja italiane: Rroga 80 mijë lek, por s’ka kamerier! Zyra e Punës: Ka probleme dhe me kualifikimin

23 Maj 2023, 16:20 | Përditesimi i fundit: 2023-05-23 20:53:45

Me dhjetëra vende pune janë hapur në Sarandë ne nisje të sezonit veror, por bizneset që operojnë në hoteleri-turizëm nuk gjejnë punëtorë. Pagat janë rritur, deri në 80 mijë lek në muaj për kamerier, por sërish nuk ka të interesuar, tha një sipërmarrëse italiane. Mungesa e fuqisë punëtore vendase ndihet përherë e më fort, ndërsa “importimi” nga jashtë duket se nuk ka rezultuar i suksesshëm.