Sarandë/ Fshihte në banesë 1 kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari, vihet nën hetim 15-vjeçari për moskallëzim krimi

11 Shkurt, 11:04

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi fshihte në banesë armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Po ashtu, një 15-vjeçar është vënë nën hetim për moskallëzim të këtij rasti të armëmbajtjes pa leje.